×
  • Lajme
  • Botë

    Vrasësi i 51 personave në xhamitë në Zelandë të Re dënohet me burgim të përjetshëm

    Reporteri
    27 Gusht 2020 | 12:05

    Gjykata në Zelandë të Re ka dënuar me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht Brenton Tarrant që vrau 51 njerëz në dy xhami në Christchurch.


    Brenton Tarrant është personi i parë në historinë e Zelandës së Re që e ka marrë këtë dënim.

    Australiani 29 vjeçar akuzohet për vrasjen e 51 personave, tentim vrasjen e 40 personave të tjerë dhe për terrorizëm.
    Gjykatësi i ka cilësuar veprimet e tij “çnjerëzore” duke shtuar se “ai nuk ka treguar aspak mëshirë”.

    Sulmi që ndodhi në dy xhamitë në Christchurch në marsin e kaluar e që u shfaq drejtpërdrejtë online shokoi botën.
    Dënimi i Tarrant shënon edhe dënimin e parë për terrorizëm në historinë e Zelandës së Re.

    “Krimet e tua janë aq të liga sa edhe nëse dënohesh derisa të vdesësh nuk do të shterojë kërkesat për dënim”, ka thënë gjykatësi Cameron Mander në seancë.
    Derisa po e shqiptonte dënimin e përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht, gjykatësi Mander tha “Nëse jo këtu, atëherë kur?”.

    Ky dënim nënkupton që i dënuari nuk do ta ketë mundësinë që të lirohet nga burgu pasi ta ketë kryer vetëm një pjesë të dënimit të përgjithshëm.

    Gjykatësi Mander ka thënë se dënimet e përjetshme pa mundësi lirimi me kusht janë të rezervuara vetëm për “vrasësit më të këqinj”.
    Zelanda e Re nuk e ka dënimin me vdekje si pjesë të sistemit të saj të drejtësisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!