Një ish-ushtar i Sllovakisë pranoi se ka vrarë gazetarin sllovak, Jan Kuciak, dhe të fejuarën e tij, raportojnë mediat sllovake. Miroslav Marcek dhe tre të tjerë – të gjithë në paraburgim – janë akuzuar për vrasjet, të cilat kanë shkaktuar zemërim të madh në Sllovaki, ashtu si edhe ndryshime politike.
Kuciak dhe Martina Kusnirova, të dy 27 vjeç, janë vrarë në shkurt të vitit 2018. Prokurorët kanë akuzuar biznesmenin sllovak, Marian Kocner, për urdhërimin e vrasjes së Kuciakut.
Gazetari dhe e fejuara e tij janë qëlluar për vdekje në shtëpinë e tyre në Velka Maca, një fshat rreth 65 kilometra në lindje të Bratisllavës. Kuciak ka qenë duke shkruar për lidhjet e dyshuara midis biznesmenëve dhe politikanëve sllovakë me mafian italiane.
Zemërimi publik bëri që avokatja anti-korrupsion, Zuzana Caputova, të fitojë në zgjedhjet presidenciale të Sllovakisë, muajin e kaluar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.