Mark Chapman, njeriu që vrau John Lennon, i ka kërkuar falje vejushës së muzikantit të famshëm 40 vite pas krimit.
Chapman e qëlloi me armë zjarri anëtarin e grupit të famshëm, The Beatles, 4 herë, në një ngjarje që ndodhi në Manhatan, në vitin 1980. Muajin e kaluar, atij iu refuzua lirimi me kusht për të njëmbëdhjetën herë. Gjatë seancës dëgjimore, ai tha se e vrau 40-vjeçarin që të fitonte famë dhe shtoi se meritonte dënimin me vdekje.
“Dua të theksoj se më vjen keq për krimin që kam kryer. Nuk kam justifikim. E bëra për famë. Mendoj se krimi më i keq i mundshëm është që të vrasësh dikë të pafajshëm. Ai ishte njeri familjar, ishte ikonë, ishte jashtëzakonisht i famshëm. Unë e vrava sepse ishte shumë, shumë, shumë, shumë i famshëm dhe unë kërkoja lavdi personale”, ka thënë Chapman përpara komisionit që do të merrte vendimin për lirimin e tij me kusht.
“Më vjen keq për dhimbjen që i kam shkaktuar gruas së tij. Më rri mendja aty gjatë gjithë kohës”, shtoi Chapman, i cili e kreu vrasjen kur ishte 25 vjeç dhe sot është 65 vjeç.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.