×
  • Lajme
  • Botë

    Vrau me thikë tre persona, njërit ia hoqi kokën – dalin pamjet e arrestimit të sulmuesit në Nice

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 13:55

    Të paktën tre persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën këtë të enjte si pasojë e një sulmi me thikë që ka ndodhur në Francë. Policia arrestoi autorin pak minuta më pas, ndërsa të plagosurit u dërguan për trajtim mjekësor në spital.


    Mediat vendase bëjnë me dije se sulmi ka ndodhur në katedralen Notre-Dame, në Nicë, ku si pasojë kanë humbur jetën dy gra dhe një burrë.

    Ndërkohë kryebashkiaku i qytetit, Christian Estrosi, përmes një postimi në Twitter e ka cilësuar terrorist sulmin në katedrale.

    “Unë konfirmoj se gjithçka që ndodhi në Bazilikën e Notre-Dame de Nice, mund të jetë një sulm terrorist”, shkruan ai.

    Falë ndërhyrjes së policisë është bërë i mundur ndalimi autori i kësaj ngjarje të rëndë.

    Sulmi i sotëm erdhi vetëm pak ditë pasi kishte ndodhur vrasja e mësuesit francez Samuel Paty, të cilit iu pre koka në Paris këtë muaj nga një islamist i dyshuar, pasi ai përdori karikaturat e Profetit Muhamed në një klasë për lirinë e shprehjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!