Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë ku një 25 vjeçar ka vrarë të vëllanë e tij duke e goditur me sende të mprehta në kokë.
Më pas trupin e pajetë të të të vëllait ai e hodhi nga ballokoni, duek u përpjekur që ngjarja të dukej si aksident.
Ngjarja ndodhi në Bracellona Pozzo di Gozzo, ndërsa 25 vjeçari me origjinë rumune u arrestua nga policia, pasi autoritetet zbuluan të vërtetën.
Fillimisht 25 vjeçari denoncoi në polici për trupin e pajetë të vellait, duke u thënë hetuesve se ai kishte shoqëruar vëllain e tij në shtëpi nga një lokal ku kishte harruar telefonin e tij dhe më pas ishte kthyer për ta marrë atë, ndërsa kur shkoi në shtëpi e gjeti vëllanë të vdekur.
Efektivët kuptuan që të dhënat që ai kishte dhënë ishin shumë kontradiktore, ndërsa autopsia zbardhi vdekjen e vëllait të tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.