×
  • Lajme
  • Botë

    Vriten 2 talebanë dhe 3 civilë, askush s’e merr përgjegjësinë

    Reporteri
    22 Shtator 2021 | 19:53

    Dy luftëtarë talebanë dhe tre civilë u vranë të mërkurën nga persona të armatosur që sulmuan një pikë kontrolli në Afganistanin lindor.


    Sulmi në qytetin Jalalabad është pjesë e ofensivës kundër grupit që në mesin e gushtit e mori kontrollin e plotë mbi shtetin.

    Në njërin prej sulmeve një i dyshuar ka hapur zjarr drejt automjetit taleban që ishte ndalur në një pompë benzine në Jalalabad. Në këtë sulm kanë vdekur dy talebanë, punëtori i pompës dhe një fëmijë. Një tjetër fëmijë është vrarë dhe dy talebanë janë plagosur në një tjetër sulm me bombë.

    Në sulmin e fundit me bombë është plagosur një person, por autoritetet nuk kanë mundur të konfirmonin nëse ishte zyrtar afgan apo jo.

    Një zyrtar taleban konfirmoi sulmin, por tha se të vdekurit ishin të gjithë civilë.

    Askush nuk mori përgjegjësinë e menjëhershme për sulmet e së mërkurës.

    Shteti Islamik-Khorasan, dega lokale e grupit xhihadist, kishte marrë përgjegjësinë për disa sulme të fundjavës në Jalalabad. Ato ishin shpërthimet e para vdekjeprurëse që kur forcat e fundit amerikane u tërhoqën nga Afganistani më 30 gusht.

    IS-K gjithashtu mori përgjegjësinë për një sulm të përgjakshëm që vrau më shumë se 100 njerëz në aeroportin e Kabulit në fund të gushtit.
    Edhe pse të dy ISIS dhe Talibanët janë grupe islamike sunite të ashpër, ata ndryshojnë në çështjet e fesë dhe strategjisë, gjë që ka çuar në luftime të përgjakshme mes të dyve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!