×
  • Lajme
  • Botë

    Vriten 83 kryengritës në Egjipt

    Reporteri
    05 Nëntor 2019 | 8:05

    Gjatë operacioneve ushtarake në krahinën në veri të Sinait, ku vazhdojnë trazirat, në të cilën është i përfshirë edhe grupi xhihadist Shteti Islamik, janë vrarë 83 kryengritës, kumtoi ushtria egjiptiane.


    Ushtria, gjithashtu, thekson se janë gjetur armë dhe municion në pjesën veriore dhe qendrore të Gadishullit Sinai.

    Gjatë operacionit janë shkatërruar 14 strehimore dhe dy tunele, ndërsa janë arrestuar 4.707 emigrantë të paparaqitur.

    Forcat egjiptiane të sigurisë në shkurt të vitit 2018 filluan operacion të madh antiterrorist në veri të Sinaitku është aktiv dega lokale e SHI-së.

    Nga fillimi i operacionit janë vrarë rreth 850 kryengritës dhe pothuajse 50 ushtarë, sipas të dhënave zyrtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!