×
  • Lajme
  • Botë

    Vriten dy persona dhe plagosen katër të tjerë në Moskë, mes tyre edhe fëmijë

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 21:47

    Oficerë të shumte policie shiheshin jashtë një agjencie qeveritare në Moskë, ku një sulmues i armatosur vrau sot dy persona dhe plagosi katër të tjerë.

    Ministria e brendshme tha se sulmuesi 45 vjeçar ishte një rezident i Moskës dhe është arrestuar.
    Zv. kryebashkiakja Anastasia Rakova tha se viktimat ishin një administrator dhe një roje sigurie e zyrave qeveritare.
    Ajo shtoi se mes katër të plagosurve ishte dhe një fëmijë 10-vjeçar.

    Fëmija ishte në gjendje ” serioze” ndërsa të plagosurit po operoheshin, tha Rakova në llogarinë e saj në rrjetin Telegram.
    Incidenti ndodhi në një zyrë qeveritare me shumë funksione administrative në juglindje të Moskës.

    Ministria e mbrojtjes tha se i dyshuari kishte hyrë në ambiente dhe kishte nisur të shtinte pa diskriminim ndaj qytetarëve që përpiqeshin të fshiheshin.

    Por një oficer policie që gjendej në sallë arriti të ndërhynte dhe të neutralizonte sulmuesin.

    Mediat vendase raportonin se sulmuesi është një ish-ushtarak por identiteti ende nuk është publikuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!