×
  • Lajme
  • Botë

    Vriten dy persona nga të shtënat me armë në Bruksel

    Reporteri
    16 Tetor 2023 | 21:50

    Dy njerëz janë vrarë nga të shtëna me armë zjarri të hënën vonë në qendër të Brukselit, njoftoi Policia e Belgjikës.

    Mediat lokale publikuar video ku shihet një burrë duke shtënë disa herë me një armë të gjatë afër një stacioni. Transmetuesit belgë raportuan se viktimat janë suedezë.

    Ekipi kombëtar i Belgjikës është duke luajtur sonte kundër Suedisë në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 në Heyel stadium, rreth pesë kilometra larg vendit të ngjarjes.

    Zëdhënësja e Policisë së Belgjikës, Ilse Vande Keere, tha se oficerët policorë mbërritën në vendin e ngjarjes shumë shpejt dhe e rrethuan lagjen.

    Ajo nuk dha hollësi për rrethanat e sulmit me armë zjarri.

    Ky sulm ndodhi në një kohë kur vigjilenca është ngritur për shkak të luftës së vazhdueshme mes Izraelit dhe Hamasit, e cila i ka rritur tensionet në disa vende evropiane. /REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!