Gjashtë persona janë qëlluar për vdekje në një sulm në një qytet bregdetar pranë Athinës, tha policia greke të hënën.
Deri tani nuk ka të dhëna mbi motivin e sulmit.
Policia në një deklaratë tha se trupat u zbuluan këtë mbrëmje në Artemida, rreth 20 kilometra (12 milje) në lindje të Athinës. Megjithatë, nuk u dhanë detaje të mëtejshme mbi rrethanat e të shtënave apo identitetin e viktimave.
Televizioni shtetëror ERT tha se tre prej trupave u gjetën brenda një veture dhe se sulmi dyshohet se u krye me një pistoletë.
Vetura ku u gjendën viktimat është me targa gjermane, ndërsa CNN-i grek raporton se të vrarët dyshohet të jenë shqiptarë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.