Të paktën katër ushtarë turq u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën në “granatime intensive” në rajonin veriperëndimor të Idlib të hënën nga forcat e qeverisë siriane.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria Turke e Mbrojtjes.
Sipas Ankarasë zyrtare, forcat e qeverisë siriane kanë bombarduar vendin ku ishin të pozicionuar ushtarët turq pavarësisht se ishin informuar paraprakisht për zonat ku ndodheshin.
Pas sulmit, forcat turke iu kundërpërgjigjën forcave qeveritare të Sirisë.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e quajti atë një “operacion në vazhdim” dhe tha se 30 deri në 35 ushtarë sirianë u vranë në kundërsulm.
Erdogan paralajmëroi javën e kaluar se Turqia do të përgjigjej ushtarakisht nëse ushtarët e saj në rajon kërcënoheshin në ndonjë mënyrë.
Ai gjithashtu paralajmëroi Rusinë të mos përfshihej në marrëveshjet e Ankarasë me Damaskun për bombardimet, duke i thënë Moskës të mos qëndrojë në rrugën e tyre.
Në vitin 2017, Turqia dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje “de-përshkallëzimi” në Idlib, e cila hyri në fuqi një vit më vonë.
Të dy palët ranë dakord që së bashku të patrullojnë zonën për të parandaluar përplasjet midis opozitës dhe trupave të qeverisë Siriane./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.