Brian Thompson, CEO i UnitedHealthcare, një prej kompanive më të mëdha të sigurimeve shëndetësore në SHBA, u qëllua me armë zjarri në gjoks në qendër të Manhatanit.
Sipas mediave të huaja, informacionet nga mediat amerikane, duke cituar persona me njohuri për hetimet, flasin për një sulm të shënjestruar (atentat).
Brian Thompson, 50 vjeç, u qëllua pak pas orës 6:45 të mëngjesit me kohën lokale, sipas raportit të policisë, në 6th Avenue dhe konkretisht në hotelin New York Hilton Midtown, raporton CNN.
Më pas ai u dërgua në spitalin Mount Sinai West në gjendje kritike, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.
Oficerët janë ende në kërkim të sulmuesit, i cili u largua në lindje në këmbë përgjatë 6th Avenue. Ai kishte veshur një xhaketë ngjyrë kremi, një maskë të zezë për fytyrën dhe një çantë shpine gri.
Policia beson se Thompson ishte objektivi i sulmit, i cili ndodhi gjatë konferencës vjetore të investitorëve të sigurimeve në Nju Jork.
Policia ka shpallur një shpërblim prej 10,000 dollarë për informacionin në lidhje me vdekjen e Thompson. Ata kanë publikuar edhe dy foto nga kamerat e vëzhgimit. Njëra tregon autorin me armë dhe e dyta autorin me biçikletë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.