Azerbajxhani ka publikuar pamje të momentit kur një dron i komanduar prej tyre ka qëlluar makinën ku udhëtonte ministri i Mbrojtjes i rajonit separatist armen të Artsakh.
Bëhet fjalë për rajonin e Nagorni Karabakhut, në të cilin armenët kanë krijuar një republikë të quajtur Artsakh, e cila aktualisht është duke luftuar me forcat azere për kontrollin e zonës që njihet ndërkombëtarisht si pjesë territoriale e Azerbajxhanit.
Makina e Jalal Harutyunyan u qëllua teksa po udhëtonte për në front prej dronit azer, i cili nga pamjet duket se ka nën kontroll të gjithë situatën.
Pas qëllimit me raketë, duken tre trupa të shtrirë në tokë. Azerët pretendojnë se e kanë vrarë kreun e ushtrisë armene në Azerbajxhan, kurse armenët pretendojnë se ai është plagosur dhe gjendet në spital.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.