Liderja e një karteli të njohur droge u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë dhe ushtrinë meksikane në moshën 21 vjeçare. Maria Guadalupe Lopez Esquivel, e njohur ndryshe si ‘La Catrina’, mbeti e plagosur rëndë gjatë përleshjes së armatosur me policinë.
‘La Catrina’ ishte një nga figurat kryesore të kartelit të Jalisco “New Generation Cartel” dhe njihej për jetën luksoze dhe armët që ekspozonte shpesh në rrjetet sociale. Ajo drejtonte një ekip vrasësish në organizatën kriminale, i cili ishte përgjegjës për sulmin ndaj bashkisë së Aguililla në Michoacan në tetor të vitit të kaluar.
Sipas mediave lokale, vajza e re qëndronte në një shtëpi të fshehtë së bashku me disa anëtarë të armatosur të kartelit, kur autoritetet morën një informacion nga një burim i brendshëm dhe i sulmoi.
“La Catrina” shfaqet në një video e plagosur rëndë në qafë nga të shtënat dhe një nga oficerët që përpiqet ta qetësojë duke i thënë se gjithçka do të bëhet mirë pasi një helikopter do ta dërgojë në spital. Ajo ndërroi jetë disa minuta më pas rrugës për në spital. /a2cnn/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.