×
  • Lajme
  • Botë

    Vritet roja i Amazonit nga prerësit e paligjshëm të pyjeve

    Reporteri
    03 Nëntor 2019 | 15:11

    Një roje i pyjeve është vrarë dhe një tjetër është plagosur pasi ranë në prit nga prerësit e paligjshëm në pyjeve të Amazonit në Brazil.


    Sipas autoriteteve, drejtuesi i një grupi indigjen, Paulo Paulino Guajajara, i cili mbronte rezervuarin natyror të Arariboias në shtetin Maranhao, u vra deri sa ishte duke bërë gjueti.

    “Policia federale do të hetojë vrasjen e Paulino Guajajara në mënyrë që t’i nxjerrë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për këtë krim”, tha ministri brazilian i Drejtësisë, Sergio Moro.

    Një drejtues indigjen ka thënë se edhe më parë kishin marr kërcënime nga prerësit e paligjshëm të pyjeve.

    “Ne i kemi njoftuar edhe më parë agjencitë federale lidhur me kërcënimet, por ato nuk ndërmorën asnjë veprim”, tha Sonia Guajajara, drejtuese e organizatës pan-indigjene të Brazilit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!