Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është deklaruar rreth investimet që vendi i tij planifikon t’i bëj për të filluar me prodhimin e vaksinës ruse “Sputnik V” në fund të këtij viti.
Për këtë çështje pritet që një grup i ekspertëve rusë ta vizitojë Serbinë javën e ardhshme për të zhvilluar bisedime rreth prodhimi të vaksinës ruse në Serbi, raporton Reuters, transmeton Gazeta Reporteri.net.
Vuçiqi tha se ai dhe homologu rus, Vladimir Putin, kanë bërë marrëveshje fillestare rreth nisjes së procedurës së prodhimit, të cilën e përshkroi si të ndërlikuar dhe të vështirë.
Me mbi 530.000 persona apo 7.5 për qind të popullsisë që tashmë e ka marrë vaksinën kundër Covid-19. Serbia është në mesin e shteteve me numrin më të lartë të të vaksinuarve për 100 banorë.
Përqindje më të lartë të personave të vaksinuar deri më tani kanë vetëm Izraeli, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.