Presidenti serb Aleksandar Vuçiq mori sot lajmin e vështirë se shoku i tij i fëmijërisë Vlado B. 45 vjeç vdiq nga koronavirusi.
Mediat serbe shkruajnë se bëhet fjalë për një mik të fëmijërisë, me të cilin Vuçiq ishte rritur dhe kishin përfunduar edhe shkollimet bashkë. Raportohet se ky lajm e ka pikëlluar shumë Vuçiqin në mes të krizës me koronavirus me të cilën po përballet Serbia.
Kujtojmë se në Serbi numri i të infektuarve me coronavirus po vazhdon të rritet në masë të madhe, ku vetëm gjatë ditës së sotme janë shënuar 111 raste të reja duke çuar kështu numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1060, derisa 28 kanë vdekur dhe asnjë nuk është shëruar, transmeton Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.