Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në takim me Federica Mogherinin, i ka dërguar asaj edhe disa vezë dhuartë, shkaku i festës së pashkëve ortodokse.
Presidenti serb, duke u munduar të bëhet interesant, me vete në takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE’së, ka marrë edhe një shportë me vezë të ngjyrosura, traditë për festën e pashkëve.
Me këtë rast, pas dhurimit të shportës, Vuçiq sipas ritualit, ka marrë dy vezë, ku njërën po e mbante Mogherni dhe tjetërn ai, dhe i ka thyer ato.
Vezët sipas traditës së krishterë, nënkuptojnë rigjenerimin, dhe janë pjesë e kësaj feste, ku llogaritet se është ringjallur krishti. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.