×
  • Lajme
  • Botë

    Vuçiq komenton gabimin e New York Times që e paraqiti si të akuzuar për krime lufte

    Reporteri
    26 Qershor 2020 | 16:03

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, komentoi një ngatërresë që kishte bërë gazeta e famshme amerikane  New York Times, në të cilin Vuçiq përmendet si i akuzuar për krime lufte, në raportimin që ishte bërë për dorëzimin e aktakuzës ndaj presidentit Thaçi.


    Vuçiq beson se ky është një gabim i paqëllimshëm, shkruajnë mediat serbe, transmeton Reporteri.

    “Kam dëgjuar të më akuzojnë për gjithçka, të thonë gjithçka por se kam kryer krime lufte, këtë nuk e kam dëgjuar akoma”, tha Vuçiq para gazetarëve  në Bruksel.

    “Sa i përket New York Times, unë besoj se është një gabim, nuk është i qëllimshëm. Unë dua të besoj se është kështu. Tani, qoftë nëse është gabim apo jo, kush do ta dijë,” tha Vuçiq.

    Kjo gafë e New York Times ka nxitur shumë reagime.

    Vetë teksti në lidhje me anulimin e takimit provokoi reagimin e negociatorit amerikan Richard Grenell, i cili shkroi në Twitter se kishte shumë gabime në të, për çka tha që nuk befasohet ngase gazetari as që e kishte kontaktuar. /Reporteri.net

    .

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!