×
  • Lajme
  • Botë

    Vuciq pret në takim Millan Radoiçiq, të akuzuarin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 16:58

    Në Kosovë, ik nga drejtësia, ndërsa Aleksandar Vuciq e pret në takim. Ky është veprimi i Serbisë, karshi njerëzve që dyshohet se janë të implikuar në krim në Kosovë.


    Kështu të paktën ka ndodhur në takimin e sotëm të Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me përfaqësues politikë dhe institucionalë të serbëve nga Kosova, shkruan Syri.net.

    Në mesin e tyre, u pa edhe Millan Radoiçiq, njeriu që akuzohet se mori pjesë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit në Veri të Kosovës.

    Oliver Ivanoviq, lider i nismës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, është vrarë me 16 janar të vitit 2018, para zyrës së partisë së tij në Mitrovicën Veriore.

    Sidoqoftë, gjatë mbledhjes së sotme mes Vuciqit dhe përfaqësuesve serbë nga Kosova, u arritën në përfundime mbi veprimin e përbashkët për të ruajtur të gjitha interesat vitale kombëtare në Kosovë dhe interesat më të rëndësishëm të Republikës së Serbisë, njoftoi Zyra për Kosovë dhe Metohi.

    Siç është rënë dakord, përfundimet konkrete për të cilat do të informohet publiku do të bëhen në 72 orët e ardhshme, pas konsultimeve shtesë me të gjithë përfaqësuesit e popullit serb në Kosovë, si dhe përfaqësuesit përkatës të bashkësisë ndërkombëtare.

    Në takim morën pjesë gjithashtu drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohija Petar Petkovic, Zëvendës Kryeministri i Serbisë dhe Ministrja e Energjisë dhe Minierave Zorana Mihajlovic, drejtori i PE “Industria e Energjisë Elektrike të Serbisë” Milorad Grcic dhe drejtoresha e “Rrjetit Elektrik të Serbisë” Jelena Matejic. /syri/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!