Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka prezantuar një pako të re ekonomike me të cilën thotë se do të ndihmojë edhe qytetarët serbë në Kosovë.
Ai ka thënë se do të paguhen nga 100 euro shtetasit serbë në Kosovë që aplikojnë e nga 200 euro për të papunët në Kosovë.
“Më 12 maj, ne do të fillojmë të paguajmë 30 euro për të gjithë qytetarët e regjistruar, dhe më 20 maj do të fillojmë të paguajmë nga 100 euro për të gjithë qytetarët e nacionalitetit serbë në Kosovë dhe Metohi të cilët janë paraqitur dhe kuptohet, nga 200 euro për të papunët në Kosovë dhe Metohi”, ka thënë Vuçiqi në një video-mesazh, raporton “B92’, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.