Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka arritur në Bruksel ku për herë të parë fizikisht do të takohet me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti.
Por, para takimit ai u priti në zyrën e misionit serb në Bruksel komisionerin për Zgjerim, Oliver Varheji, në një mënyrë të veçantë – me pogaçe serbe.
I pari i serbëve këtë mikpritje në qytetin administrativ të Europës e publikoi edhe në Instagram.
“Mirëseardhje me bukë serbe në misionin serb në Bruksel”.
Takimi Hoti-Vuçiq është paralajmëruar do të fillojë në orën 16:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.