Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se ka marrë informacione që populli serb në Kosovë është mbledhur për t’u nisur për në Beograd dhe për t’i ofruar atij mbrojtje nga protestuesit, transmeton Reporteri.net
Vuçiq u shpreh se ka informacione se serbët në Kosovë, dëshirojnë të nisen për në Beograd për ta mbrojtur atë nga demonstreusit, të cilët bashkë me liderët e SzS , po përpiqen të hyjnë në Ndërtesën e Presidencës, duke shtuar se u ka thënë atyre që nuk ka nevojë për mbrojtje nga askush sepse banda fashiste asnjëherë nuk do të qeverisë me Serbinë.
Ai gjithashtu shtoi se Serbia kurrë nuk do të jetë një vend fashist.
“Unë i bëj thirrje popullit tonë në Kosovë që ka nisur të mblidhet, dëshiron të vijë në Beograd, nuk ka nevojë për të më mbrojtur nga askush. Nuk ka kush të më mbrojë, Serbia kurrë nuk do të jetë një vend fashist dhe kurrë një udhëheqës fashist si Boshko Obradoviq dhe një manjat si Gjillas dhe Jeremiq nuk do të qeverisin me këtë vend”, theksoi Vuçiq./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.