Serbia do të paguajë 3000 dinarë (25 euro) për secilin qytetar të saj që është vaksinuar me të paktën një dozë nga 19 deri në 31 maj si shpërblim për përgjegjësinë gjatë pandemisë, njoftoi qeveria serbe të mërkurën.
Serbia është në procesin e aplikimit për një paketë të ndihmës shtetërore prej 30 + 30 euro në maj, pasi shteti tashmë ka paguar 100 euro për të gjithë qytetarët e rritur vitin e kaluar si mbështetje financiare gjatë krizës së koronavirusit.
Të gjithë shtetasit e Serbisë që marrin të paktën dozën e parë të vaksinës deri më 31 maj, do të kenë të drejtë për ndihmë financiare shtetërore.
Më herët sot, në programin e televizionit pro-qeveritar, TV Pink, Vuçiq njoftoi për këtë vendim, duke parlajmëruar ndihma të tilla edhe për pensionistët e të papunët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.