Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka shkruar në Instagram të dielën për një takim që e ka pasur me presidentin e Turqisë, Recep Taip Erdogan.
Turqia së fundmi i ka shitur Kosovës dronë Bayraktar, gjë që kishte ngjallur reagimin e Beogradit, por Vuçiq nuk e përmendi këtë çështje teksa foli për bisedën me Erdoganin.
Ai ka thënë se me Erdoganin kanë biseduar për rëndësinë e ruajtjes së paqes në rajon.
”Diskutuam rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon, ku llogarisim në angazhimin konstruktiv të Turqisë, si një nga faktorët ndërkombëtarë më me ndikim në këtë pjesë të botës”, ka shkruarndër tjerash Vuçiq.
Po ashtu është folur edhe për marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Serbisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.