Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u vaksinua të martën me vaksinën kineze Sinopharm kundër koronavirusit.
Ngjarja u transmetua në televizion, në përpjekje për t’i inkurajuar serbët që të vaksinohen.“E mora vaksinën dhe ndihem shkëlqyeshëm”, shkroi Vuçiq në profilin e tij në Instagram.
“Faleminderit punonjësve tanë të shkëlqyeshëm shëndetësorë. Faleminderit vëllezërve tanë kinezë”, shtoi ai.
Vuçiq ka kritikuar publikisht Bashkimin Evropian për qasjen e tij ndaj pandemisë së koronavirusit, me gjithë dhjetëra miliona dollarët ndihma për kujdesin shëndetësor në Serbi.
Serbia ka siguruar doza të mëdha të vaksinave nga Kina dhe Moska, por edhe nga prodhuesit perëndimorë Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.Mbi 1.5 milion serbë kanë marrë tashmë së paku një dozë të vaksinës.Por, rezistenca e ashpër dhe mosbesimi kanë bllokuar regjistrimet për vaksinim.
Muajin e kaluar, zyrtarët serbë kanë hapur mundësinë edhe për të huajt që të vaksinohen në Serbi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.