Burimet kanë theksuar se Trump ditët e fundit ka folur me njerëzit e afërt për partinë e re në fjalë dhe se emri i partisë do të jetë “Patriot Party”.
Pretendohet se presidenti i SHBA-së, Donald Trump kohët e fundit ka folur me njerëzit në rrethin e tij të ngushtë mbi çështjen për formimin e një partie të re politike.
Sipas artikullit të gazetës “Wall Street Journal” e cila e bazon në burime të afërta me çështjen, thuhet se Trump i cili do të largohet nga Shtëpia e Bardhë po bën përgatitje për formimin e një partie të re politike.
Burimet kanë theksuar se Trump ditët e fundit ka folur me njerëzit e afërt për partinë e re në fjalë dhe se emri i partisë do të jetë “Patriot Party”.
Trump ra në kundërshtim me disa emra në Partinë Republikane, pasi disa protestues pro Trumpit në SHBA bastisën Kongresin Amerikan.
Trump ka humbur zgjedhjet e mbajtura më 3 nëntor 2020 por duke pretenduar se në zgjedhje ka “mashtrime” ai kundërshtoi rezultatet. Trump nuk mori ndonjë rezultat në betejën ligjore që filloi në shumë shtete.
Fituesi i zgjedhjeve Joe Biden, sot në orën 18:00 do të japë betimin dhe do të marrë postin e presidentit të SHBA-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.