×
  • Lajme
  • Botë

    Whuani, qyteti ku “lindi” së pari koronavirusi ndalon ngrënien e kafshëve të egra

    Reporteri
    20 Maj 2020 | 18:06

    Qyteti kinez Wuhan ka ndaluar ngrënien e kafshëve të egra, një praktikë që besohet të ketë shkaktuar pandeminë e koronavirusit.


    Siç shkruajnë mediat e huaja, ky udhëzim hyri në fuqi në 13 maj dhe do të mbetet në fuqi për pesë vjet, sipas një njoftimi të lëshuar nga qeveria  e Wuhanit sot.

    Ekspertët në Kinë thanë në janar se virusi me shumë gjasa infektoi njerëzit pasi u përcoll nga ta prej kafshëve, transmeton Reporteri.

    Pandemia COVID-19 u zbulua së pari në Wuhan në Dhjetor të vitit të kaluar.

    Vetëm në Kinë, kriza shëndetësore ka marrë jetën e 4634 njerëzve dhe ka infektuar më shumë se 82.965 njerëz, sipas shifrave zyrtare.

    Në nivel global, të paktën 323,000 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 4.8 milionë janë infektuar.

    Provinca kineze Hubei, nga e cila Wuhan është kryeqyteti, në mars miratoi një ligj për të ndaluar ngrënien e kafshëve të egra plotësisht, përfshirë ato që edukohen ose rriten nga njerëzit.

    Në shkurt, qeveria qendrore e Kinës bllokoi të gjithë tregtinë dhe konsumin e kafshëve të egra. /Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!