Rreth 9.9 milion banorë janë testuar për koronavirus në Wuhan vendi ku kishte origjinën koronavirusi por prej tyre asnjë nuk ka rezultuar pozitiv me sëmundjen vdekjeprurëse.
Lajmin e kanë bërë të ditur autoritette shëndetësore, i cili tha se asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv por megjithatë 300 prej tyre janë zbuluar asimptomatikë. Sipas tij Kina, personat që kanë simptoma nuk i numëron si të infektuar me Covid-19.
“Nga 14 maji deri në përfundim të 1 qershorit, 1, 9,899,828 personave në Wuhan u janë bërë teste të acidit nukleik. Deri më tani, proporcioni i rasteve asimtomatike në Wuhan është ekstremisht i ulët në të gjithë popullatën, dhe asnjë rast asimtomatik që të ketë infektuar ndonjë person tjetër nuk është gjetur” u shpreh Lu Zuxun, nga Shoqata Kineze e Mjekësisë Parandaluese në një konferencë për mediat.
Mediat vendase kanë bërë me dije se Hu Yabo, nënkryetari i Wuhan-it,ka deklaruar se qyteti shpenzoi rreth 126 milion dollarë për fushatën e testimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.