×
  • Lajme
  • -->
    Botë

    Xi Jinping do ta takojë Putinin javën e ardhshme, në tryezë diskutimi “partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik”

    Reporteri
    17 Mars 2023 | 16:10
    Xi Jinping dhe Vladimir Putin

    Presidenti i Kinës Xi Jinping do të udhëtojë në Moskë javën e ardhshme për të zhvilluar bisedime me presidentin rus Vladimir Putin.

    Sipas Kremlinit, ata do të diskutojnë një “partneritet gjithëpërfshirës dhe bashkëpunim strategjik”, raporton BBC, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Kjo vizitë vjen pasi Pekini, aleat i Rusisë, ka ofruar propozime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, të cilat Perëndimi i ka pritur me dyshime.

    Vendet perëndimore kanë paralajmëruar Pekinin që mos ta furnizojë Moskën me armë.

    Kjo do të jetë vizita e parë e presidentit Xi në Rusi, qysh kur trupat ruse pushtuan Ukrainën. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!