×
  • Lajme
  • Botë

    Ylli me pagën më të lartë në Youtube është një 8 vjeçar që fitoi 20 milionë euro për një vit

    Reporteri
    18 Dhjetor 2019 | 22:15

    Ryan Kaji, një 8 vjeçar nga Teksasi është më i paguari nga Youtube ku vetëm gjatë një viti ka fituar rreth 20 milionë euro


    Revista amerikane e biznesit ‘Forbes’ vëzhgoi se sa para kanë bërë të ashtuquajturit influencues nga platforma e ndarjes së videove në Youtube deri në qershor të 2019, shkruan Reporteri.net

    Ryan Kaji që ka 22 milionë abonues në kanalin e tij ka fituar hiç më pak se 19.8 milionë euro vetëm gjatë vitit të fundit dhe është ylli më i paguar nga Youtube.

    Ryan Kaji stated on YouTube when he was three and now conducts experiments on the channel. Pic: YouTube/Ryan's World
    Kanali i tij në Youtube u nis kur ai ishte vetëm 3 vjeçar ku bënte eksperimente me lodrat e tij.

    Forbes bën të ditur se djaloshi 8 vjeçar ka shpërndarë edhe përtej YouTube me një linjë prej më shumë se 100 lodrash dhe sendesh veshjesh – dhe ai gjithashtu ka një shfaqje në Nickelodeon dhe një marrëveshje me rrjetin televiziv amerikan Hulu.

    Kjo është lista nga Forbes me 10 personat që përiftojnë më së shumti para nga Youtube: [Shifrat e parave janë me dollarë]

    1 Ryan Kaji $26m
    2 Dude Perfect $20m
    3 Nastya $18m
    4 Rhett and Link $17.5m
    5 Jeffree Star $17m
    6 Preston Arsement $14m
    7 PeëDiePie $13m
    7 Markiplier $13m
    9 Daniel Middleton $12m
    10 Evan Fong $11.5m.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!