Formimi i Qeverisë pas 15 korrikut dhe ideja për kryeministër shqiptarë kanë qenë pjesë e debatit në TV24 midis kryetarit të LSDM, Zoran Zaev dhe kryetarit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.
Zaev i pyetur se a do të pranojë kushtin e BDI-së për kryeministër shqiptarë dhe se kush do të jetë kryeministër, theksoi se: “Unë do të jem kryeministër i ardhshëm dhe nuk vjen në shprehje BDI me kushtëzimet me kryeministrin shqiptar.
Ai mes tjerash ka thënë se do të kërkojë që VMRO-DPMNE t’ia ofrojë 6 deputet për të ofruar Qeverinë, ose ai është i gatshëm që VMRO-DPMNE-së ti jap 13 deputetë për të formuar Qeveri, duke përjashtuar BDI-në, por edhe partitë e koalicionit opozitar ASH – AA.
Ndërsa edhe Mickoski është shprehur në të njejtën linjë, duke thënë se VMRO-DPMNE do të shënojë fitore bindëse dhe se do të mund ti duhen vetëm 1 apo 2 deputetë për të formuar Qeverinë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.