×
  • Lajme
  • Botë

    Zaev: Ndryshimet nuk i sjell një qeveri apo 20 njerëz, por dy milionë qytetarë

    Reporteri
    20 Tetor 2019 | 18:06

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se të gjithë do të duhet të punojnë dyfish, dhe se suksesi nuk varet vetëm nga qeveria.


    Ai shton se  ndryshimet dhe reformati sjellin dy milionë qytetarë.

    “Duhet të ndryshojmë të gjithë, të gjithë të reformohemi. Që të mos kemi ndotje, duhet ta ndalojmë ndotjen. Që të mos kemi korrupsion, duhet të ndërpresim pranimin e ryshfetit. Që të mos shkojnë të rinjtë, duhet të hapim ende vende pune. Që të arrijmë sukses duhet të jemi të aftë. Prej nesh varet, prej të gjithë neve”, ka potencuar Zaev në një deklaratë./alsat m/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!