×
  • Lajme
  • Botë

    Zbulimi i vaksinës kundër Covid-19, reagon OBSH: Nuk e ndryshon totalisht situatën

    Reporteri
    09 Nëntor 2020 | 18:45

    Ekspertët e shëndetësisë përshëndetën të dhënat premtuese që vijnë në lidhje me shpikjen e vaksinës kundër koronavirusit, por shprehen se ajo nuk do ta ndryshojë totalisht situatën.


    I dërguari special i OBSH, dr. David Nabarro u shpreh se është shumë e rëndësishme për njerëzit, qeveritë që të vijojnë të zbatojnë masat që ndihmuan në uljen e përhapjes së pandemisë edhe nëse vaksina do të jetë e disponueshme së shpejti.

    “Duhet të kujtojmë se këto masa kanë funksionuar dhe janë ende thelbësore për t’u zbatuar edhe nëse vaksina do të jetë e gatshme brenda pak muajsh”, tha Nabarro.

    “Vaksina do të ndihmonte, por nuk do të jetë një ndryshues i rrënjësishëm i situatës”, shtoi ai.

    Sipas Nabarro, vaksina duhet të kalojë në disa procese rregullatore dhe është ende disa muaj larg para se autoritetet të konfirmojnë nëse ajo është e sigurtë dhe efektive.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!