Dhjetëra artefakte janë gjetur pas një gërmimi disa javor të vendit në Poloni që shërbente si shtabi lindor i ish-liderit nazist, Adolf Hitler. Kompleksi famëkeq nazist ka mbetur kryesisht i paprekur qëkur Hitleri e la atë në vitin 1944.
Pamjet tregojnë krehër, furça rroje, furça dhëmbësh, pllaka, tabela dhe objekte të tjera të gjetura në ‘Strofullën e Ujkut’, një kompleks i gjerë i shkatërruar në një pyll të largët polak.
Mes objekteve gjithashtu përfshihet edhe një çakmak që funksionon ende. Shumë nga artikujt janë të stampuar me simbolin sëastika dhe shenja të tjera naziste.
Në këtë vend, koloneli Claus von Stauffenberg kreu një atentat të dështuar ndaj Hitlerit në vitin 1944. Bunkeri u braktis plotësisht nga nazistët në vitin 1945, pasi Ushtria Sovjetike përparoi drejt Berlinit në muajt e fundit të luftës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.