×
  • Lajme
  • Botë

    Zbulohet: Iraku i paralajmëroi amerikanët se do të jenë në cak të sulmeve nga iranianët

    Reporteri
    08 Janar 2020 | 13:21

    Kryeministri i Irakut, Adil Abdul Mahdi  njoftoi sot se Irani i dërgoi Irakut një mesazh verbal zyrtar, ku e njoftonte  se do të hakmerrej ndaj vrasjes së gjeneralit Kasem Soleimani nga ana e forcave amerikane.


    Një burim diplomatik arab i tha mediumit amerikan CNN se Iraku me pas e ka paralajmëruar Amerikën duke bërë të ditur se “cilat baza do të goditeshin” pasi zyrtarët iranianë ua kaluan informacionin, transmeton Reporteri.net.

    Një zyrtar amerikan i mbrojtjes tha që irakenët u udhëzuan nga Irani që të qëndrojnë larg disa bazave të caktuara.

    CNN ka raportuar se inteligjenca amerikane ka vëzhguar Iranin me anë të pajisjeve ushtarake përfshirë dronë dhe raketa balistike gjatë ditëve të fundit. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!