Presidenti serb Aleksandar Vuçiq njoftoi për ardhjen e një investitori të madh gjerman në Serbi.
Bëhet fjalë për MTU AERO ENGINES, fabrika më e madhe dhe më e mirë e teknologjive në botë, transmeton Reporteri.net.
Kjo kompani është prodhuesi kryesor gjerman i motorëve të avionëve. Pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe MTU Aero Engines AG, Vuçiq tha se kompania ajrore më moderne ka mbërritur në Serbi dhe se një e treta e të gjithë avionëve në botë kanë aksione në këtë kompani.
“Ky është një projekt i madh, i një rëndësie të madhe për ne, që do të thotë një jetë e re e teknologjisë së Serbisë”, tha Vuçiq.
Vuçiq njoftoi se kontrata do të të nënshkruhet në qershor të këtij viti. Gjithashtu, ai shtoi se në fazën e parë do të punësohen 450 persona, dhe më vonë, me shpresë, shumë më tepër.
Ndryshe Serbia është në luftë për të sjellë në Serbi edhe gjigantin tjetër gjerman Volkswagen. /Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.