Diktatori 36-vjeçar Kim Jong-un, rrallëherë është parë në publik këtë vit, pas thashethemeve që qarkulluan në prill se ai ishte në një “gjendje vegjetative” për shkak të problemeve me zemrën, raporton “The Sun”.
Chang Song-min, një ish-ndihmës i ish-presidentit të Koresë së Jugut, Kim Dae-jung, tha se fotografitë e Kim në median e Koresë së Veriut muajt e fundit ishin të rreme.
Duke folur me median lokale, Chang Song-min tha: “Unë e vlerësoj faktin se ai është në gjendje kome, por jeta e tij nuk ka mbaruar”.
Agjensia spiune e Koresë së Jugut, Shërbimi Informativ Kombëtar (NIS), raportoi javën e kaluar se Kim gradualisht do t’ia transferojë autoritetin motrës së tij “për të lehtësuar stresin”, pavarësisht moshës së re që ka.
Sidoqoftë, agjensia tha se udhëheqësi do të vazhdojë të “ushtrojë fuqi absolute” nga prapa “skenës”.
Fotografitë që u publikuan të enjten tregojnë se Kim po merrte pjesë në një mbledhje qeveritare, megjithatë, gazeta Reuters tha që nuk mund të “verifikojë në mënyrë të pavarur” imazhet.
Spekulimet në prill se Kim kishte vdekur ose ishte në një gjendje vegjetative u hodhën poshtë, pasi diktatori u bë i gjallë në hapjen e një fabrike plehrash 30 milje në veri të kryeqytetit Pyongyang.
Ka pasur gjithashtu thashetheme se Kim u zhduk pasi mbrojti veten gjatë shpërthimit në mbarë botën të Covid-19.