×
  • Lajme
  • Botë / Shokuese

    Zbulohet pas 48 vitesh vrasja e 8-vjeçares, autori rezulton një pastor

    Reporteri
    25 Korrik 2023 | 16:21

    Një pastor 83-vjeçar është vënën nën akuzë për “vrasje me dashje”, “vrasje të shkallës së parë, të dytë dhe të tretë”, “rrëmbim fëmijësh” e disa të tjera të ngjashme për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur shumë vite më parë, konkretisht në vitin 1975, në Pensilvani të SHBA’së. 

    David Zandstra, i akuzuar për vrasjen e 8-vjeçares Gretchen Harrington në atë kohë, ishte prift në kampin fetar ku vajza e vogël shkoi në momentin e ngjarjes. Stollsteimer tha në një deklaratë se Zandstra u arrestua dhe u mor në pyetje në shtetin e Gjeorgjisë, pas informacionit nga dikush që e njihte Harrington, raportojnë mediat amerikane.

    Duke thënë se Zandstra pranoi krimin e tij, Stollsteimer vuri në dukje se mostrat e ADN-së së të pandehurit do të krahasoheshin me provat në vendin e krimit. Stollsteimer u kërkoi atyre që kanë njohuri për këtë çështje të kontaktojnë njerëzit që kryejnë hetimin, në rast të viktimave të tjera.

    Trupi i pajetë i vajzës u gjet në një park 2 muaj pas ngjarjes, ndërsa autoritetet thanë se Zandstra e mori Harrington në makinën e tij dhe e vrau duke e çuar në një zonë të pyllëzuar.

    Po ashtu mësohet se, Zandstra, babai i një prej miqve më të ngushtë të Harrington, ishte ai që thirri policinë dhe vazhdoi të ishte mik me familjen e vajzës së vogël për vite pas incidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!