Hetuesit francezë po shqyrtojnë mundësinë që zjarri në katedralen Notre Dame në Paris të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër.
“Mund të ketë qenë një qark i shkurtër. Hetuesit kanë ngritur çështjen e mekanizmit për ngritjen e materialeve të përdorura gjatë rindërtimit”, tha një burim, transmeton gazeta franceze, “Parisien”.
Më parë, kompania ndërtuese Europe Ecafaudage, e cila ishte e angazhuar në restaurimin e katedrales, tha se kishte zbatuar të gjitha rregulloret dhe protokollet e sigurisë, transmeton KosovaPress.
“Flakët që “gëlltitnin” pjesën më të madhe të çatisë ndoshta filluan aksidentalisht ndoshta si rezultat i punimeve në restaurimin e pjesëve të sipërme të katedrales”, tha Remy Heac, një prokuror i Parisit.
“Asgjë nuk sugjeron se është një akt i qëllimshëm,” shton ai.
Ndryshe, për restaurimin e katedrales së djegur të Parisit deri më tash janë mbledhur më shumë se një miliard euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.