Në gjendjen e jashtëzakonshme që ka përfshirë Australinë me zjarret që vazhdojnë prej shtatorit, duket se ka ardhur njëfarë ndihme nga vetë nëna natyrë.
I gjithë bregu lindor, nga Sidnei në Melburn janë përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm të cilat kanë ulur temperaturat.
Zbutja e kushteve klimatike i ka ardhur në nihmë dhe forcave të zjarrëfikësve dhe ata të ushtrisë për të ndihmuar banorët dhe për t’i furnizuar ata me gjithçka kanë nevojë.
Por zyrtarë të shtetit deklarojnë se vatrat e zjarreve do të riaktivizohen sërish.
Sipas shërbimit meteorologjik, temperaturat do të rriten sërish të enjten.
Gjithashtu ato deklarojnë se zjarri që ka përfshirë Victorian dhe New South Wales do të bashkohen për të formuar flakë më të mëdha dhe më shkatërruese.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.