Zelanda e Re ka hequr pothuajse të gjitha kufizimet pasi nuk raportoi asnjë rast aktiv në vend me coronavirus.
Në mesnatën e kohës lokale (12:00 GMT), e gjithë Zelanda e Re u zhvendos në nivelin një, më të ultën e një sistemi alarmi me katër nivele, raporton bbc.
Sipas rregullave të reja, distancimi shoqëror nuk kërkohet dhe nuk ka kufizime në tubimet publike, por kufijtë mbeten të mbyllur për të huajt, transmeton Telegrafi.
Zelanda e Re nuk ka raportuar asnjë rast të ri me coronavirus për më shumë se dy javë.
Kryeministrja Jacinda Ardern u tha gazetarëve se “pak vallëzoi” kur kuptoi se nuk ka asnjë rast të ri.
“Ndërsa jemi në një pozitë më të sigurt, më të fortë, ende nuk ka asnjë rrugë të lehtë për t’u kthyer në jetën para Covid, por vendosmëria dhe përqendrimi që kemi pasur në përgjigjen tonë shëndetësore tani do t’i jepet rindërtimit tonë ekonomik”, tha Ardern.
Zelanda e Re me popullatë prej rreth pesë milionë banorë ka regjistruar 1,154 raste me coronavirus gjersa 22 persona kanë vdekur që kur virusi arriti në fund të shkurtit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.