Zelanda e Re do i mbajë të mbyllur kufijtë për gjithë pjesën tjetër të botës këtë vit, për shkak të pasigurisë së përhapjes së dozave të vaksinës anti koronavirusit. Lajmin e bëri me dije kryeministrja Jacinda Ardern e cila tha:
“Ka gjasa që kufijtë tanë të ndikohen për pjesën më të madhe të këtij viti. Ne do të vazhdojmë të ndjekim strategjinë e bubbles për udhëtimet me Australinë dhe Paqësorin, por pjesa tjetër e botës thjesht paraqet një rrezik shumë të madh për shëndetin dhe ekonominë nëse ndërmarrim rrezikun me kufijtë e hapur”.
Suksesi i Zelandës së Re në luftën ndaj pandemisë e ka lejuar atë të heqë kufizimet dhe të bëjë që ekonomia të lëvizë përsëri shumë më shpejt sesa pritej fillimisht, por kufiri i mbyllur po godet industrinë e turizmit. Ndërsa qeveria njoftoi sot se pret të japë miratimin për vaksinën Pfizer / BioNTech javën e ardhshme, Ardern tha se imunizimi masiv nuk do të arrihet deri në mes të vitit.
‘Që të rifillojmë me udhëtimet, do na duhet një nga dy gjërat: Besimi se të vaksinuarit nuk e transmetojnë virusin tek të tjerët, gjë që nuk e dimë ende dhe imuniteti i masës. Të dyja këto mundësi kërkojnë më shumë kohë’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.