×
  • Lajme
  • Botë

    Zelanda e Re po planifikon dekriminalizimin e abortit

    Reporteri
    05 Gusht 2019 | 14:46

    Qeveria e Zelandës së Re ka propozuar masën e dekriminalizimit të abortit, dhe lejimin e grave të zgjedhin një ndërprerje, deri në javën e 20-të të shtatzanisë.


    Qeveria e kryeministres, Jacinda Ardern, bëri publike detaje të një projektligji i cili do të ndryshonte ligjet e abortit të cilat janë në fuqi, që nga viti 1977.

    Sipas projektligjit, një grua mund të abortojë nëse dy mjekë vërtetojnë se shtatzënia do të rrezikonte shëndetin e saj mendor ose fizik.

    Projektligji do të diskutohet për herë të parë në parlament të enjten.

    “Aborti i sigurt duhet të trajtohet dhe rregullohet si çështje shëndetësore; një grua ka të drejtë të zgjedh atë që ndodh me trupin e saj”, tha ministri i Drejtësisë, Andrew Little.

    Një grup i quajtur “Zëri i jetës”, bëri fushatë kundër projektligjit duke thënë se qeveria e zonjës Ardern nuk ka mandat publik për ta prezantuar atë projektligj.

    Aktivistja, Kate Cormack, i tha Radio Zelandës së Re se projektligji ishte “kundër-produktiv për shëndetin e grave”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!