×
  • Lajme
  • Botë

    Zelensky: Askush nuk e di se sa do të zgjasë lufta në Ukrainë

    Reporteri
    12 Qershor 2022 | 19:17

    Në adresimin e tij më të fundit përmes një videoje të realizuar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se askush nuk e di se sa do të zgjasë lufta në Ukrainë, por lavdëroi forcat e armatosura të Ukrainës që po bëjnë të pamundurën të ndalin avancimin e ushtrisë ruse.

    Zelensky deklaroi se është krenar me ukrainasit që po ndalin avancimin e rusëve në rajonin e Donbasit, transmeton Telegrafi.

    “Kujtoni se si në fillim të majit, në Rusi shpresonin se do të okupojnë Donbasin lehtë. Është dita e 108 e luftës, në qershor, Donbasi po mbahet fuqishëm”, shtoi presidenti ukrainas.

    Deri më tani forcat ruse kanë dështuar në marrjen nën kontroll të Kievit, ku ukrainasit i detyruan rusët të tërhiqen dhe rifokusohen në Donbas.

    Ai ka ripërsëritur se akoma nuk ka indikacione që tregojnë se lufta në Ukrainë është pranë fundit – duke theksuar se vendi i tij do të bëjë gjithçka që rusët “të pendohen se çfarë kanë bërë dhe të japin llogari për çdo vrasje dhe sulm mbi këtë vend të bukur”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!