Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për “unitet” në veprim kundër Rusisë.
Në një postim në X ai tha: “Gjatë javës së kaluar, Ukraina ka duruar qindra sulme ruse duke përdorur lloje të ndryshme armatimi”.
Siç e thekson edhe vetë Zelensky, fjala ishte për afërsisht 1250 bomba ajrore, mbi 750 drone sulmuese dhe më shumë se 20 raketa të llojeve të ndryshme.
“Vetëm vendosmëria mund të ndalojë terroristë të tillë”, shtoi ai.
“Ne po punojmë vazhdimisht me partnerët tanë për të forcuar aftësitë tona mbrojtëse dhe për të reduktuar aftësinë e Rusisë për të terrorizuar Ukrainën”, shkroi presidenti ukrainas.
Over the past week, Ukraine has endured hundreds of Russian attacks using various types of weaponry – approximately 1,250 aerial bombs, over 750 attack drones, and more than 20 missiles of different types.
Only determination can stop such terrorists. We are constantly working… pic.twitter.com/AeZYDK2lc3
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) January 26, 2025
Ndryshe, sipas tij, aftësitë me rreze të gjatë janë thelbësore. Sanksionet janë thelbësore.
Dhe ulja e çmimit të naftës është e rëndësishme.
“Çelësi është të veproni në unitet dhe të mbroni jetët me vendosmëri”, e përfundoi postimin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.