×
  • Lajme
  • Botë

    Zelensky: Duam që ShBA-ja ta dijë se duam ta përfundojmë luftën sa më shpejt

    Reporteri
    19 Mars 2025 | 14:50
    Volodymyr Zelensky, President i Ukrainës

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u pyet gjatë një konference për shtyp në Finlandë për rrezikun që SHBA-ja t’ia kthejë shpinën ndaj Ukrainës.

    Ai e minimizoi këtë rrezik, duke thënë se është i siguruar nga rikthimi i ndihmës pas një krize të shkurtër në marrëdhëniet mes dy vendeve, raporton The Guardian.

    Ai tha se dëshiron të jetë “transparent” në diplomacinë ukrainase “në mënyrë që presidenti Trump dhe ekipi i tij, dhe më e rëndësishmja, populli amerikan, të mund të shohin dhe të kuptojnë se për ne është e rëndësishme që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!