Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj komenteve të bëra nga homologu i tij amerikan Joe Biden për një “inkursion të vogël” të Rusisë në vendin e tij.
Bideni, në një konferencë për media të mërkurën, kishte sugjeruar se një sulm “i vogël” mund të sjellë një përgjigje më të dobët nga SHBA-ja dhe aleatët e saj.
Por Zelensky ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se s’ka ndërhyrje të vogla e as viktima të vogla.
“Nuk ka ndërhyrje të vogla. Ashtu siç nuk ka viktima të vogla dhe pikëllim të vogël nga humbja e njerëzve të dashur”, ka shkruar Zenelsky.
Rusia ka rreth 100,000 trupa pranë kufirit, por mohon planifikimin e një pushtimi të Ukrainës.
Presidenti Vladimir Putin i ka bërë një sërë kërkesash perëndimit, duke këmbëngulur se Ukraina nuk duhet të lejohet kurrë të bashkohet me NATO-n dhe se aleanca mbrojtëse braktis aktivitetin ushtarak në Evropën Lindore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.