×
  • Lajme
  • Botë / E fundit

    Zelensky: Jemi gati ta nënshkruajmë marrëveshjen me ShBA’në për mineralet në çdo kohë dhe në çdo format

    Reporteri
    04 Mars 2025 | 17:11

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Kievi është gati të kthehet në tryezën e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa më shpejt të jetë e mundur, duke shprehur pendesë për atë që ndodhi në takimin e së premtes me Presidentin e ShBA’së, Donald Trump, shkruan Reporteri.net.

    Zelebnskyi ka thënë se vendi është gati të nënshkruajë një marrëveshje mbi mineralet “në çdo kohë dhe në çdo format”. Deklarata e tij vjen një ditë pasi Trump urdhëroi pezullimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

    “Lidhur me marrëveshjen për mineralet dhe sigurinë, Ukraina është e gatshme ta nënshkruajë atë në çdo kohë dhe në çdo format të përshtatshëm. Ne e shohim këtë marrëveshje si një hap drejt një sigurie më të madhe dhe garancive solide të sigurisë, dhe shpresoj vërtet se do të funksionojë në mënyrë efektive”, është shprehur ai.

    Zelensky ka theksuar gjithashtu se sa mirënjohës ishin ai dhe ukrainasit për ndihmën e SHBA-së.

    “Ne vërtet vlerësojmë se sa shumë ka bërë Amerika për të ndihmuar Ukrainën të ruajë sovranitetin dhe pavarësinë e saj. Dhe ne kujtojmë momentin kur gjërat ndryshuan kur presidenti Trump i dha Ukrainës Javelins. Ne jemi mirënjohës për këtë”, është shprehur ai.

     

    Ndryshe, Trump ka urdhëruar që ndihma ushtarake për Ukrainën të pezullohet pas debatit të tij të së premtes në Zyrën Ovale me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklauar një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

    “Presidenti ka qenë i qartë se ai është i fokusuar në paqe. Ne kemi nevojë që edhe partnerët tanë të jenë të përkushtuar ndaj këtij qëllimi. Ne po ndalojmë dhe rishikojmë ndihmën tonë për t’u siguruar që ajo po kontribuon në një zgjidhje”, ka deklaruar zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.

    Një zyrtar tjetër tha se pauza do të zbatohet për të gjitha pajisjet ushtarake që nuk janë ende brenda Ukrainës.

    Trump pezullon ndihmën ushtarake për Ukrainën pas përplasjes të së premtes me Zelenskyn

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!