Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina ka kryer testimin e parë të raketave balistike që ka prodhuar vetë.
Zelensky e bëri këtë njoftim gjatë një konference në Kiev të mbajtur më 27 gusht.
Detaje të tjera ende nuk dihen, por Ukraina ka thënë se po punon në zhvillimin e sistemit të raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi, Hrim-2, raketa që janë të dizajnuara për të kombinuar veçori të një sistemi taktik raketor me atë të një raketahedhësi të shumëfishtë.
Javën e kaluar, Zelensky po ashtu konfirmoi se Ukraina ka prodhuar raketën Palianytsia, të cilën e quajti “klasë të ri” të armëve të prodhuara në Ukrainë.
Kievi po i bën thirrje aleatëve të tij perëndimorë që të heqin ndalesën, në mënyrë që Ukraina të përdorë armët që Perëndimi ia ka dhënë, për të sulmuar caqe thellë brenda territorit të Rusisë./REL
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.